Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është shfaqur sërish si protagonist me golat e tij në kampionatin iranian me skuadrën e tij Sepahan. Ai ka shënuar edhe sot pasdite në takimin e luajtur në transfertë ndaj një tjetër ekipi pretendent, gol ky që është i gjashtë në kampionatin e sivjetëm. Ndeshja e sotme ka qenë shumë e rëndësishme dhe është fituar prej saj me rezultatin 4-3. Sepahani luante në transfertë me ekipin Naft Teheran, i cili kishte të njëjtën kuotë pikësh- 21 sa dhe skuadra e shkodranit. Në fakt takimi nuk ka nisur mirë për Sepahanin që për 16 minuta e sheh veten në disavantazh të dy golave por për skuadrën e tij mendon Sukaj që në minutën e 37-të ka ngushtuar shifrat.

Pjesa e parë do mbyllej 2-1 për Naft Teferan, skuadër që do shënonte edhe golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë por Sepahani nuk është dorëzuar. Ka shënuar golin e dytë në minutën e 74-të, atë të barazimit në të 80-tën dhe të fitores në minutën e 90-të. Me këtë fitore, skuadra e shkodranit është ngjitur në kuotën e 24 pikëve duke qenë një pikë larg Estghlal që kryeson me një pikë më shumë në renditje. Xhevahir Sukaj ndërkohë po e justifikon më së miri aktivizimin e tij me Sepahanin teksa ka qenë protagonist me 6 golat e shënuar deri tani.
www.shkodrasport.com