HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVeleçiku në rrugë të mbarë drejt synimeve të saj, trajneri Dritan Smajli...

Veleçiku në rrugë të mbarë drejt synimeve të saj, trajneri Dritan Smajli po luan një rol kyç

Veleciku duket se eshte ne rruge te mbare drejt synimeve te saj. Oshilacionet e shfaqura ne javet e fundit te fazes se pare, qe ne nje fare menyre bene qe presidenca koplikase te nderhynte per marrjen e disa masave, jane zevendesuar me lojera dhe rezultate pozitive ne fazen e dyte.

Koplikasit e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli kane fituar tre ndeshje rradhazi deri me tani dhe nje gje e tille konfirmon edhe formen e mire qe po kalon Veleciku. Ne tre ndeshjet e fundit, ata kane shenuar plot 11-gola dhe kane pesuar vetem tre te tille, duke nxjerre ne pah edhe punen e mire qe po ben trajneri lezhjan Dritan Smajli me kete ekip.

Keto fitore e kane cuar skuadren koplikase ne kuoten e 27-pikeve, duke e renditur ne vendin e katert te klasifikimit, pese pike larg kreut te renditjes se klasifikimit. Ky pozicion shton shanset qe ne sezonin e ardhshem futbollistik, Veleciku te rikthehet aty ku e ka vendin, pikerisht ne Kategorine e Pare.

Megjithate, per ta arritur nje gje te tille mbetet serish shume e veshtire deri ne fund, pasi jane ne loje ende edhe 21-pike, pra me pak fjale edhe shtate ndeshje per t’u ngjitur ne Kategorine e Pare, qofte me play-off, qofte duke arritur edhe vendin e pare.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments