Vllaznia nuk arriti dot te fitonte ne ndeshjen e djeshme ndaj Teutes teksa ne fund te saj u siglua rezultati i barabarte 1-1. Ne fakt, ajo qe prodhoi ne fushen e lojes nuk ka ngrohur askend dhe si rrjedhoje kuqeblute duhet te jene te kenaqur me piken e marre.

I ketij mendimi ka qene edhe specialisti i futbollit Shkelqim Muça. Gjate emisionit “Rubrika Sportive”, ne analizen e tij per kete ndeshje, eshte shprehur:

“Mendoj se Teuta duhet të merte më shumë në këtë ndeshje, luajti më mirë. Ishte një nga ndeshjet që krijoi shumë raste, ishte më afër portës. Vllaznia e nisi mirë deri në momentin e shënimit të golit, më pas kishte rënie. Teuta ka humbur një dypikësh shumë të rëndësishme.

Nëse do të kishte fituar, atëherë do të pretendonte për Europën. Vllaznia ka një problem të madh, sepse mbrojtësit kanë qenë të dëmtuar. Gurishta duhet të largohet nga qendra, duhet të dalë në krahun e djathtë”.