Vllaznia U19 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat teksa mesditen e sotme ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Dinamo City, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Fillimisht ka qene mbrojtesi Xhoel Hajdari ai qe ka kaluar ne avantazh skuadren shkodrane me golin e tij ne minuten e 6-te, por miqte do te arrinin te barazonin ne minuten e 28-te me ane te futbollistit Krasniqi. Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.
Ne te dyten, Vllaznia U19 e pakenaqur nga ky rezultat, eshte hedhur e tera ne sulm ne kerkim te golit te avantazhit dhe pas shume perpjekjesh, ia ka dale ta shenoje me ane te futbollistit Ersi Zaganjori.
Ka qene minuta e 63-te kur ai ka shenuar golin qe do te mbyllte ndeshjen sepse me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk do kishte zhvillime te reja dhe çdo gje u mbyll me fitoren 2-1 te kuqebluve te drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani.
Me fitoren e sotme Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve dhe sebashku me Bylisin dhe Laçin ndajne vendet 2,3 dhe 4 te renditjes, nderkohe qe kryeson Partizani me 16 pike./SHKODRA-SPORT.COM/