Vllaznia U19 ka marre nje fitore me shume vlere ne garen e saj per t’u rikthyer tek vendi i pare ne renditje. Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit te Shenkollit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ekipi shkodran vinte ne kete ndeshje me disa mungesa te rendesishme, megjithate ato nuk e kane penguar ate te merrte nje fitore te rendesishme ndaj Shenkollit qe e kishte mundur dy here kete sezon.

Ne fakt kane qene miqte ata qe kane kaluar te paret ne avantaxh me ane te futbollistit Bitri ne minuten e 27-te, por pak minuta me vone Vllaznia U19 do te barazonte. Arbitrja e takimit Emanuela Rrusta do te akordonte nje 11-metersh per te dhe nga pika e bardhe Paulo Pjeshka ne minuten e 36-te do te barazonte shifrat.

Nderkohe, nje minute para fundit te pjeses se pare, do te ishte Antonio Delaj qe do te shenonte golin e dyte dhe te fundit te kesaj ndeshje qe do t’i jepte fitoren Vllaznise U19 ne shifrat 2-1.

Me kete fitore, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve dhe per momentin mban vendin e pare ne renditje, kjo sepse dy rivalet e saj, Tirana e Partizani do t’i luajne neser ndeshjet e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/