Lajmi se profesor Vildan Tufi nuk po kalon nje gjendje te mire shendetesore, sigurisht qe ka solidarizuar te gjithe shkodranet dhe jo vetem. Kuptohet qe te gjithe jane ne krah te tij duke i dhene mbeshtetjen e duhur morale qe ai sa me shpejt t’i rikthehet normalitetit.

Dhe komentet e reagimet pas shkrimit te botuar ne “Shkodra Sport” kane ardhur shume reagime. Qytetare te ndryshem, sportdashes, por edhe ish- sportiste jane vene ne mbeshtetje te profesor Vilit.

Njera nga ato qe ka reaguar duke derguar mesazhin e saj permes “Shkodra Sport” nga Suedia eshte edhe ish- sportistja e tij, kampionia dhe rekordmenia e madhe Vera Bregu.

“Profesor Vildan Tufi te uroj nga thellesia e zemres qe kete beteje t’a kalosh me sukses. Ti ke nje zemer te forte, shpresoj se do ja dalesh. Ti je nje nder trajneret me te mire dhe me te sukseshem i gjitha koherave.

Nga duart tuaja ke nxjerr 4 Mjeshta te medhenj te sportit, nje kampion Europet e shume rekordmen e kampione te ekipit te Vllaznise. Me shume Rrespekt dhe mirenjohje per punen tende te palodhur nder 60 vite te karrieres sportive”- shkruan mjeshterja Bregu ne komentin e saj ne faqen e “Shkodra Sport”.