Veleçiku e ka ndërtuar skuadrën për sezonin e ri, madje ka mbajtur bazën e vjetshme, por edhe ka afruar disa lojtarë nga Shkodra.

Madje koplikasit kanë luajtur edhe një test me skuadrën e Vllaznisë U-21 që do të marrë pjesë në kampionat dhe për trajner ka Fatjon Hasanin, ish-mrojtësin shkodran që ka luajtur në disa ekipe të së Parës në vendin tonë.

Pasi mundën Vllazninë U-19 me rezultatin 2-1, janë mundur nga 21-vjeçarët kuqeblu po me rezultatin 2-1. Dy teste që i kanë vlejtur stafit koplikas për të parë më mirë se deri ku ka mbërritur skuadra me përgatitjet verore.

Ndërkohë që koplikasit kanë siguruar portën duek afruar Samet Bajrin, portierin që ka spikatur te Besëlidhja duke luajtur si titullarë dhe e njeh mirë Kategorinë e Parë./vipsport/