Femijet e emigranteve shqiptaret kane ‘pushtuar’ boten tashme dhe jo vetem me futboll. Te lindur dhe te rritur ne vende te ndryshme, ata jo vetem jane adaptuar si duhet, por edhe po shkelqejne ne sporte te ndryshme. Madje ka edhe prej atyre qe po shkruajne emrin e tyre ne nje sport ndoshta jo shume popullor ne vendin tone, por te preferuar ne vendin fqinj- Itali dhe jo vetem aty, ne hendboll.

Njeri prej tyre eshte Nikmarko Palokaj. Ai eshte vetem 16 vjeç por ditet e fundit eshte federuar me ekipin e pare te Pallamano Conversano, skuader kjo qe merr pjese ne Seria A te Italise, kampionat i cili ka filluar pak dite me pare kur jane luajtur ndeshjet e javes se pare dhe skuadra e Palokajt e ka nisur mbare duke fituar 30-22 me ALPERIA MERANO.

Federimi i shqiptarit me ekipin Pallamano Conversano qe eshte ekipi kampion ne fuqi i Italise, ka ardhur disi surprize sepse mosha e sportistit me origjine nga Shqiperia eshte vetem 16 vjeç por drejtuesit e skuadres duket se shohin shume gjera tek Nikmarko dhe prandaj duan ta ingranojne shpejt me skuadren dhe cilesite qe ajo ka.

I datelindjes 5 janar 2006, Nikmarko ka zgjedhur qe te merret me hendboll sepse vendi ku jeton e ka nder sportet prioritare ate. Madje ne familjen Palokaj e cila eshte nga Shengjini e Lezhes, ka edhe nje tjeter pjestare te saj qe merret me kete sport, motra e vogel- Klaudia e cila eshte vetem 11 vjeçe por ka vendosur te ndjeke rrugen e tij.

Per Nikmarko Palokajn i gjithe komuniteti i hendbollit ne Itali flet mire sepse ka spikatur edhe me moshat teksa eshte shpallur edhe kampion i ketij vendi me 17 vjeçaret. Ai eshte 1.87 metra i gjate dhe ka nje karakteristike te veçante se luan me doren e majte, çka e ben te jete i preferuar edhe nga trajneret.

Pikerisht per kete arsye, trajneri i “Pallamano Conversano” Alessandro Tarafino ka preferuar qe ta kete ne skuader per sezonin 2022-23 dhe drejtuesit e klubit e kane federuar. Tashme ajo qe pritet eshte debutimi i Nikmarko Palokajt ne Seria A, çka padyshim do te jete realizimi i endrres se pare te tij me sportin, por padyshim e ardhmja do te flase per te dhe do te kete dhe shume suksese te tjera.
Gjergj KOLA