Kur ndodh dicka, qofte per mire qofte per keq, ka gjithmone te pakten nje arsye. Edhe ne futboll vlen e njejta gje dhe nje gje e tille ndodh edhe me Vllaznine, ekipin qe tifozet shkodrane kaq shume e duan qe ta shohin duke rikthyer titullin kampion ne Shkoder edhe njehere tjeter pas sa e sa vitesh.

Megjithate per t’u ndalur tek skuadra kuqeblu dhe per te shkuar atje ku duan tifozet, ajo ka nje sere problematikash per momentin dhe “Shkodra Sport” ka bere nje vezhgim ne mberritjen e Vllaznise deri ne piken e “shperfytyrimit” nga identiteti i saj ne shume ndeshje dhe me pas edhe kerkeses se tifozeve per t’u larguar trajneri Mirel Josa, te cilat jane disa nga shkaqet qe kane ndikuar ne ecurine negative te shkodraneve.

Kuqeblute kane shfaqur disa dobesi dhe me poshte po ju rendisim disa nga arsyet qe e sollen Vllaznine ne kete pike, ku ka tre ndeshje pa fitore dhe me nje loje shume te dobet, qe nuk i ka aspak hije kesaj skuadre.

Ekipit aktual i mungon nje lider ne mbrojtje dhe golashenuesi kryesor, me Bekim Balajn qe perkohesisht po rezulton nje nga me te miret e Superiores vetem ne leter dhe ne pamje te pare, por jo ne fushe. Shpesh here gjate ndeshjeve, per minuta te tera sulmuesi shkodran nuk e prek topin, teksa ende nuk e njeh shijen e golit.

Realisht, afrimi i bujshem i janarit mund te jete nje futbollist i nivelit te larte, por eshte fakt qe ai ka treguar se ka nevoje edhe per pak kohe. Kurrsesi, nuk mund te presim mrekulli ne vazhdim prej Balajt, pasi edhe ai si cdokush tjeter do kohen e tij te pershtatjes dhe filozofise me trajnerin Mirel Josa, por edhe me futbollin shqiptar, prej te cilit ka vite qe eshte shkeputur.

Jo vetem sulmi ka probleme, pasi Vllaznia ka gjithashtu nje mbrojtje me nje brishtesi te theksuar. Kuqeblute bejne shume gabime personale, qe jane nje semundje e trasheguar nga sezonet e shkuara. Edhe kete sezon shpesh here, kemi pare gafa te mbrojtesve dhe mesfushoreve qe u kane kushtuar ndeshjet kuqebluve.

Loja e lexueshme eshte nje tjeter faktor. Kundershtaret e njohin shume mire filozofine e Joses tashme dhe dine se si t’i perballojne kuqeblute. Trajneri kryeqytetas eshte munduar te luaje me skemen 4-3-3, por as kjo nuk ka funksionuar. Ndoshta, loja e lexueshme e trajnerit Josa eshte nje nga arsyet qe tifozet shkodrane kane kerkuar shpesh here largimin e tij.

Ajo qe kane bere futbollistet deri ne kete pjese te sezonit tregon qarte se shumica e afrimeve te ardhura ne vere nuk kane bindur dhe here pas here, e kane lene skuadren ne balte per shkak te demtimeve. Ketu, perjashtim patjeter qe ben Esat Mala, i cili eshte nder te vetmit qe gjithmone ne cdo ndeshje eshte konstant ne formen e tij, teksa ben diferencen nga shoket e ekipit dhe padyshim, drejtuesit e Vllaznise dhe presidenti Alban Xhaferi kane bere “bingo” me afrimin e tij ne vere.

Nga ana tjeter, Vllaznia vijon te jete nje skuader e re. Mesatarja e ekipit eshte rreth 25-vjec dhe pervec emrave si Latifi apo Balaj, te tjeret jane futbolliste qe nuk kane arritur ende ne majat e futbollit shqiptar dhe nuk e kane eksperiencen e duhur per t’u sjelle si kampione.

Oshilacionet e shfaqura ne kete vit kane ndikuar ne menyre te frikshme edhe ne anen emocionale te skuadres dhe ka shkaktuar nje ngerc te madh psikologjik, si edhe dyshime te medha ne aftesite e vete skuadres kuqeblu. As ata vete nuk e dine nese jane aq te forte sa per te fituar titullin dhe Kupen e Shqiperise.

Ekipi kuqeblu nuk ka forcen dhe personalitetin te fitoje edhe kur luan keq dhe te mbroje rezultatin kur shenon. Vetem ne kete vit, kemi pare shume barazime dhe permbysje te kundershtareve ne dem te tyre. Keto jane disa nga problematikat kryesore te Vllaznise te shfaqura deri me tani te evidentuara nga “Shkodra Sport”, por me shpresen dhe deshiren e mire se ne vazhdim gjithcka do te permiresohet…
Maringlen ZHIVANI