Presim nga viti në vit që futbolli shqiptar të njohë progres, por kjo me sa duket ndodh deri diku në elitë, pasi në ligat inferiore niveli lë shumë për të dëshiruar. Jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë organizativ.

Si të mos mjaftonte kjo, për t’i dhënë shkelmin e fundit mendojnë gjyqtarët. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë të luajtur mes Sopotit dhe Gramshit, gjyqtari akordon një 11-metërsh që nga pamjet filmike shihet qartë që nuk është aspak i tillë.

Lojtari i ekipit librazhdiot rrëshket vetë në zonë, por arbitri kryesor drejton menjëherë dorën nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Kaq ka mjaftuar dhe lojtarët gramshiotë kanë protestuar për këtë vendim të tij, por që s’u zbraps më. Kujtojmë që kjo sfidë u mbyll me rezultat 1-1 dhe ishte e vlefshme për javën e 10-të./newsport/