Vllaznia U21 mori diten e djeshme nje fitore te rendesishme ne ndeshjen e rradhes per kampionat, duke fituar ne transferte me ekipin e Partizanit, me rezultatin e ngushte 1-0. Fitore me te cilen ajo ka forcuar pozitat ne vendin e dyte te renditjes.

Fatin e kesaj ndeshjes e vendosi nje supergol i sulmuesi anesor te ekipit shkodran Eraldo Dede. Ai ka marre nje top nga nje prej shokeve te ekipit, ka depertuar pak metra duke iu drejtuar zones se rreptesise se Partizanit dhe nga nje distance prej 22-23 metra, me te majten e tij e ka derguar topin ne trekendesh.

Pikerisht aty ku portieri i te kuqve nuk ka mundur dot ta mberrije dhe si rrjedhoje, eshte detyruar ta nxjerre nga rrjeta. Nje gol ky qe vendosi fatin e kesaj ndeshje te vlefshme per javen e 31-te te kampionatit.

Goli i djeshem i Dedes ka qene i 11-ti per te ne kampionatin e sivjetem me Vllaznia U21 duke qene golashenuesi me i mire i saj per kete vit. Kjo shifer natyrisht mund te rritet edhe me shume ne dy ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit.

Natyrisht jo keq, per nje lojtar qe nuk eshte nje sulmues i mirefillte, por qe i ka aftesite per te dhuruar spektakel ne momente te caktuara, siç beri edhe ne rastin e golit te djehhem, gol qe mund ta shijoni ne videon e meposhtme: