Beselidhja ka mundur sot Murlanin ne Barbullush me rezultatin 2-0, me dy golat e shenuar nga Pergjoni duke marre ne kete menyre edhe fitoren e katert rradhazi, çka e le ate ne vallen e skuadrave pretendente per ngjitjen nje kategori me lart.
Trajneri Dritan Smajli duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas kesaj fitoreje, eshte shprehur se triumfoi skuadra me e mire, por nga ana tjeter ka vleresuar edhe ekipin e Murlanit per paraqitjen ne fushen e lojes.
“Jemi ne vazhden e rezultateve pozitive dhe kjo ishte fitorja e katert rradhazi. Megjithate nuk ka qene nje fitore aspak e thjeshte sepse ketu para dy javesh ka luajtur edhe Iliria dhe e ka patur shume te veshtire sepse nuk arriti dot te fitonte.
Murlani ka bere nje skuader te mire, ka nje organizim serioz dhe i pergezoj per mikepritjen por besoj se fitoi skuadra me e mire. Ne kemi synime ambicioze, por edhe nese ngjitemi ne kategorine e pare nuk kemi pse te festojme sepse ne fund te fundit po flasim per Beselidhjen.
Ne kemi nje projekt afatgjate dhe serioz bashke me presidentin ne menyre qe t’i ngjisim shkallet nje e nga nje dhe ta çojme Beselidhjen aty ku i takon te jete. Nuk do te jete e lehte sepse kampionati i kategorise se dyte eshte shume i forte, jane disa skuadra pretendente, megjithate ne do te jemi ne gare deri ne fund per arritjen e objektivit tone”- este shprehur trajneri Smajli.
Te plote deklaraten e numrit 1 te pankines lezhjane mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: