Vllaznia e volejbollit te femrave ka nisur nje sezon te suksesshem me te gjitha ekipet e saj dhe rradha ka qene per ate U20 qe te fitonte ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Skenderbeut me rezultatin e paster 3-0.

Nje nga volejbollistet me te spikatura te ekipit shkodran dhe njekohesisht me me perspektive eshte padyshim 17 vjeçarja Edna Erkoçi.

Pas ndeshjes, ajo ka dhene nje prononcim per “Shkodra Sport” ku ka folur jo vetem per ndeshjen ndaj Skenderbeut, por edhe endrrat e saj per te ardhmen.

“Siç e pate edhe vete, ne fushe pati nje diference te madhe ne mes dy ekipeve dhe kjo vjen ngaqe kemi punuar shume ne stervitje. Ishte nje ndeshje qe e kemi pritur me shume deshire e cila doli me sukses dhe jemi shume e kenaqura.

Padyshim qe duhet te falenderojme te dy trajneret qe punojne me ne dhe po ashtu edhe te gjitha vajzat per punen e tyre super te bukur”- ka thene nder te tjera Erkoçi.

Intervisten e plote te saj, mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: