Vllaznia i ka zhgenjyer te gjithe pasditen e sotme ne ndeshjen ndaj Egnatias te cilen e humbi me rezultatin e paster 3-0. Ajo qe ka bere pershtypje ka qene edhe komenti i te mirenjohurit Fatmir Efica qe ne mikrofonin e Radio Tiranes gjate transmetimit te ndeshjes, shpeshhere thoshte qe pritet reagimi i Vllaznise por qe ne fakt nuk erdhi kurre.

Efica ka dhene edhe nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” ne perfundim te ndeshjes kur eshte shprehur: “Jam shume i zhgenjyer me kete paraqitje qe beri Vllaznie ne kete ndeshje. Nje skuader me nje histori mbi 100 vjeçare, te mos rrezikoje qofte edhe njehere te vetme porten kundershtare, eshte e papranueshme.

Futbollistet dhe stafi i Vllaznise nuk kane asnje motiv per t’u shfajesuar per kete paraqitje. Terreni i lojes eshte ndoshta me i miri ne Shqiperi, ambjenti ne stadium ka qene krejtesisht komod, loja e kundershtarit po ashtu krejtesisht fair-play, prandaj dhe ato duhet t’i gjejne shkaqet tek vetja.

Sa i takon skuadrave pretendente te ketij kampionati, Efica eshte shprehur: “Une mendoj qe pretendentet kryesore te ketij kampionati jane Partizani dhe Tirana. Sigurisht qe ne kete nivel, sot te pakten me kete humbje, une Vllaznine nuk e shoh pretendente ne kampionat, madje e perjashtoj nga katershja e pare, por i jap nje opsion tjeter shkodraneve, te shohim serish drejt Kupes”.

Prononcimin e plote te komentatorit te mirenjohur kavajas, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: