Fjoart Jonuzi në prag sfidën me Tiranën është shprehur i gatshëm për të dhënë maksimumin në lojë. Mesfushori që u shpall “Lojtar i muajit” kërkon të vijojë formën e mirë që po kalon dhe pse jo të shënoj përsëri. Nuk ka munguar të jap edhe një mesazh për skuadrën e vendlindjes së tij Kukësin, duke ju uruar të dalin sa më parë nga situata që ndodhen.
Lojtar i muajit. I kënaqur?
Po normalisht jam i kënaqur. Jo vetëm forma e mirë por edhe ekipi me haluciancionet, jam i lumtur qe i kam ndihmuar. E rëndësishme është jo vetëm të shënoj por edhe të bëj performanca të mira, kështuqë shpresoj të vazhdoj në formë pse jo edhe në ndeshjet e rradhës të shënoj prapë.
E rëndësishme fitorja?
Normale, tre pikëshi është me vlerë nesër. Por nuk duhet ta marrim jetë a vdekje. Është ndeshje e rëndësishme pasi i afrohemi me 3 pikë kryesuesve dhe kanë ekip cilësor, edhe ne po ashtu. Kështuqë do bëhet një ndeshje shumë e bukur. Shpresoj të marrim maksimumin.
Duket e çuditshme t’i marrësh 3 pikë Tiranës dhe të lësh 7 pikë me Erzenin…
E kam thënë. Ky kampionat shumë i çuditshëm, pasi ekipe edhe në fund të tabelës shohim që janë shumë të forta tyë marrin pikë sidomos në fushat e tyre. Nëse pretendojmë për kampion duhet t’i marrim ndeshjet me rradhë. Pasi jo vetëm Tirana por çdo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne.
Çdo top që gjuan shkon në rrjetë, do të jetë e tillë edhe ndaj Tiranës?
Shpresoj që po. Puna ime është që ta provoj shpesh goditjen pse jo nëqoftëse godas portën edhe të shënoj.
Një kukësian që luan për Vllazninë. Ju vjen keq që skuadra e qytetit tuaj është në këtë situatë?
Normal më vjen keq është qyteti i lindjes. Ekipin nuk e kanë të keq që të jenë në ato pozita. Kështuqë ju u uroj të dalin nga kjo situatë edhe të kenë suksese.
Reparti i mefushës është për momentin më i miri te Vllaznia. Prisni tashmë që të jetë sulmi ai që tërheq skuadrën?
Nuk e kemi këtë problem. Edhe me çunat e flasim këtë, jemi bërë një grup i mirë që jemi për një qëllim. Kush e shënon golin nuk ka rëndësi. Edhe sulmi po na ndihmon nuk është e thënë që sulmi vetëm të shënoj, e rëndësishme është të ndihmoj ekipin, deri tani jemi të kënaqur me gjithë çunat. Mobilizohemi për nesër në maksimum, gjithë bashkë edhe ja dalim.