Vllaznia U17 po ben gjithçka mire deri tani ne kampionat dhe ndoshta kur askush nuk e priste, ajo po dominon garen dhe eshte me merite ne vendin e pare te renditjes.
Nje merite e jashtezakonshme e te gjithe futbollisteve te drejtuar me merite nga trajneri Gilman Lika, por ne fakt, ai qe po spikat mbi te gjithe eshte sulmuesi Gerald Kubazi.
Ky i fundit edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Tiranes ka shenuar dy gola duke i dhene fitoren 2-0 ekipit shkodran. Por me shume sesa golat, ajo qe ka rendesi eshte menyra e shenimit te njerit prej tyre.
Nje eurogol i vertete i ketij lojtari. Ka qene nje aksion i ekipit te Vllaznise dhe topi eshte larguar nga zona e tyre nga futbollistet e Tiranes, por eshte ndjekur nga Kubazi qe me shpine nga porta dhe ne nje distance rreth 21-22 metra, me nje rroveshiate te shkelqyer e ka derguar topin ne trekendesh.
Nje gol krejtesisht i pamundur per t’u shenuar, por qe ne fakt u realizua sot nga Kubazi, njeriu qe po shkelqen ne kete sezon me ekipin e Vllaznise. Por per me teper, shikoni videon e meposhtme dhe shijoni supergolin e realizuar ne takimin e sotem ndaj Tiranes: