Vete ka luajtur volejboll ne nivele te larta, si ne Amerike, por edhe me kombetaren shqiptare. Ka marre edhe nje pervoje si trajner me ekipe te ndryshme, por nderkohe te Vllaznia ka ardhur per te ndihmuar ne shume pozicione.
E kemi fjalen per Gerti Lishen. Tashme ne rolin e biznesmenit, ka ardhur per t’i dhene nje dore te atit, trajnerit te Vllaznise Besnik Lisha, por edhe presidentit te shoqates Florian Zekja per te arritur synimet e tyre me Vllaznine dhe si rrjedhoje ka mundesuar marrjen e tre lojtareve te huaja me te cilat skuadra eshte forcuar ndjeshem.
Por Gerti po jep kontributin e tij edhe ne rolin e trajnerit sepse po punon çdo dite me pasueset e ekipit (ngaqe vete ka luajtur ne kete pozicion dhe e ka ushtruar edhe trajnerin po ne kete detyre). Lidhja e tij me Shkodren dhe Shqiperine duket shume e forte dhe çdo vit vjen ketu, por tashme edhe me nje mision tjeter, per ta ngjitur Vllaznine aty ku duhet.
“Ne kete pallat sporti e ka filluar volejbolli mamaja ime, e ka filluar babai im dhe po ashtu edhe une dhe nuk ka si te mos jemi kaq te lidhur me kete vend. Do mundohemi ta bejme Vllaznine vertete nje ekip profesionist ne te gjitha drejtimet dhe jam i bindur se do te vijne shume shpejt edhe sukseset. Menyra si punohet sot te Vllaznia eshte shume e veçante dhe nuk shihet ne asnje skuader tjeter te kampionatit shqiptar, prandaj dhe do kemi sukses”- ka thene Lisha.
Intervisten e plote te tij mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te Shkodra Sport” ne youtube ne linkun e meposhtem: