Dje, Veleçiku i Koplikut fitoi 1-2 në transfertë me Murlanin. Java e 14 në Kategorinë e Dytë grupi A, foli për miqtë, që ju falën edhe një perle të Banushit nga 50 metra.

Realizimi i çmendur ka entuziazmuar edhe komentatorin Bashkim Ramekaj. “Gol dhe trekanç, gol dhe trekanç”, bërtet Ramekaj, që është bërë i njohur me këtë shprehje në Shqipëri.

Tifoz dhe komentator i Veleçikut, sërish Banushi ka bërë për vete Ramekaj, që më herët bëri xhiron e rrjeteve sociale me këtë shprehje.

Veç komentit, realizimi dhe trajektorja që Banushi i jep topit, mbetet për t’u komplimetuar. Ai ishte goli i dyte i ndeshjes pas atij qe shenoi Bega po per Veleçikun, nderkohe qe ne pjesen e dyte ngushtoi shifrat Shpuza per Murlanin por gjithsesi ishin koplikasit qe fituan 2-1.