Goli i shënuar nga Megi Doçi dy javë më parë në ndeshjen ndaj Laçit vazhdon të bëjë jehonë në mediat ndërkombëtare. Ajo tashmë është bërë virale dhe po e shpërndajnë faqet më të njohura botërore.

E rradhës që i ka kushtuar një vëmendje duke e postuar, është faqja e mirënjohur “433”, një nga më të rëndësishme në botë për sportin e cila ka shpërndarë golin e sulmueses së Vllaznisë shënuar me rroveshiatë nga një distancë prej 16 metrash nga porta kundërshtare.

Dhe komentet kanë qenë të shumta teksa këtë video e kanë parë mbi 200 mijë vetë. Por jo vetëm kaq. “433” ka etiketuar edhe vendin ku është shënuar ky gol, “Shkodër- ALB”. Një reklamë e jashtëzakonshme edhe për këtë qytet dhe vendin tonë.

Ky gol krahasohet me ato që shënonte Kristiano Ronaldo, por së fundi edhe nga sulmuesi i Manchester United Garnacho. Megjithatë shënohen edhe nga një sulmuese shqiptare.

Kete mundet ta bëjë vetëm Megi Doçi, një lojtare që mban lart emrin e Vllaznisë dhe Shqipërisë në futbollin e femrave, duke tërhequr gjithnjë e më shumë edhe vëmendjen e mediave të huaja falë të tillë golave të shënuar, duke i bërë një reklamë shumë të madhe futbollit shqiptar dhe po ashtu edhe ekipit të saj- Vllaznisë./SHKODRA-SPORT.COM/