Ka ngritur dy here rradhazi trofen e Kupes se Shqiperise duke qene se eshte kapiteni i Vllaznise dhe neser ne darke ka mundesi te beje te njejten gje per here te trete, kete rradhe me trofeun e Superkupes.

Erdenis Gurishta mezi e pret kete gje, por nga ana tjeter eshte i qarte se skuadren e tij e pret nje sfide shume e veshtire, ne te cilen duhet tentuar me çdo kusht fitorja ndaj Tiranes.

Ne konferencen e sotme per shtyp, ai eshte shprehur keshtu para gazetareve: “Ndeshja e neserme eshte krejt ndryshe nga ajo e kampionatit. Tashme eshte histori tjeter dhe une mendoj se shanset jane 50 me 50 dhe ne natyrisht qe do te tentojme ta fitojme.

Me mungon ky trofe dhe do kisha pase shume deshira qe ta merrja edhe Superkupen. Nje vit me pare e kemi humbur kunder Teutes, por une mendoj se kete here i kemi te gjitha mundesite per ta marre. Per te bere kete gje, duhet ta vleresojme maksimalisht dhe te japim me te miren ne fushen e lojes.

Kemi disa mungesa te rendesishme ne mbrojtje dhe trajneri ende nuk e ka vendosur se si do t’i zevendesoje lojtaret qe nuk do jene kete here, nderkohe qe une jam i gatshem te jap me te miren ne çdo pozicion qe do te me caktoje ai”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e kapitenit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: