Leo Mesi luajti ndeshjen e tij të fundit me PSG-në kundër Klermontit dhe tashmë është gati për një skuadër të re.

Gjithsesi ndeshja e tij e fundit me kampionët e Francës është për t’u harruar nga argjentinasi, i cili përveç se pa skuadrën e tij të mundej, gjithashtu humbi një rast flagrant për t’i dhënë epërsinë parizienëve.

Në minutën e 54’, Mesi u shërbye nga Mbape dhe i vetëm me portierin bëri një gjuajtje për t’u harruar, duke e çuar shumë mbi kuadrat topin.

Për këtë gjë ai u sulmua shumë në rrjet, me komentet që ishin kundër kampionit të Botës.