Nelson Hysa e ka marre shume seriozisht rrugetimin e tij ne boksin profesionist dhe gjate vitit 2022 beri 5 ndeshjet e para te cilat i fitoi te gjitha dhe si rrjedhoje tashme renditet i 255-ti ne bote ne peshen e tij.

Kjo padyshim qe e ka bere ate te jete i suksesshem dhe jo me kot gazeta “Shkodra Sport” e shpallit ate si njerin prej “10 personazheve me te mira te sportit shkodran per vitin 2022”. Dhe sigurisht e ka merituar plotesisht nje gje te tille me sukseset e arritura.

Diten e sotme Nelson ka dhene nje interviste per gazeten tone ku flet per arritjet e deritanishme, por edhe per projektet ambicioze per te ardhmen ku ben edhe nje premtim shume te bujshem ekskluzivisht per “Shkodra Sport” kur thote:

“Te them te drejten po perjetoj momentet me te mira te karrieres time. Gezoj nje forme shume te mire sportive dhe sigurisht qe dua te shoh vetem perpara. Jam i penduar qe e kam nisur pak vone boksin profesionist, por kam shume per te dhene dhe po e bej ashtu si duhet deri tani.

Per vitin 2023 kam shume projekte ambicioze duke filluar nga ndeshja e rradhes qe do te zhvillohet ne Shkoder me 22 janar dhe me pas edhe ne sfida te tjera. Dua te bej nje premtim publik: Do te sjell ne Shkoder shume shpejt nje nga rripat me te rendesishem qe jepen ne boksin profesionist”.

Te plote prononcimin e boksierit Nelson Hysa mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: