Ndonese ky fillim qershori po karakterizohet nga temperatura shume te larta, boksieri Nelson Hysa jo vetem qe nuk e ka ndalur stervitje, por e ka intensifikuar shume ate. Nen drejtimin e trajnerit Zef Gjoni ai ka hartuar nje plan te ngjeshur stervitor sepse e pret nje vere shume “e nxehte”.

E kemi fjalen ne aspektin sportiv sepse po pergatitet fillimisht per Lojerat Mesdhetare qe do te zhvillohen ne fund te ketij muaji ne Algjeri e me pas ne boksin profesionist ku gjate kesaj vere ka ne plan te zhvilloje 4-5 ndeshje. Per kete arsye, e ka marre shume seriozisht stervitje dhe po zhvillon nga tre seanca ne dite.

Duke u ndalur tek aktiviteti i rradhes, Hysa do te deklaronte: “E kam marre shume seriozisht dhe ne fokus per momentin jane Lojerat Mesdhetare qe do te zhvillohen ne fund te ketij muaji ne Algjeri dhe ku do te synoj te futem ne zonen e medaljeve. Bashke me trajnerin Gjoni kemi bere nje plan stervitor te mirefillte dhe besoj shume tek suksesi”.

Por nderkohe, kampioni i peshave te renda per shume e shume vite ne boksin shqiptar, siç kemi bere te ditur i ka hyre edhe boksit profesionist teksa e ka fituar ndeshjen e pare dhe ka planifikuar edhe nje te dyte per ta zhvilluar ne fundin e muajit tjeter ne Tetove te Maqedonise se Veriut.

“E kam filluar vone boksin profesionist se ndoshta kisha edhe nje koncept te gabuar per te, por tashme e kam marre seriozisht. Po ju bej te ditur se per kete vere kam planifikuar te zhvilloje 5 ndeshje dhe shpresoj qe ngjitja ime ne ranglisten boterore te vijoje me ritme te shpejte”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote intervisten e Nelson Hyses mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: