Egnatia do te udhetoje neser drejt Shkodres per te zhvilluar ndaj Vllaznise ndeshjen e kthimit gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Ajo vjen ne kete perballje me avantazhin 1-0 te ndeshjes se pare te fituar ne fushen e saj dhe padyshim qe do te synoje kualifikimin ne finale.

Per trajnerin Edlir Tetova, kjo mund te jete e arritshme dhe per ta bere kete gje, Egnatia duhet te komandoje ritmin e lojes qe eshte edhe pika me e forte e lojes se saj. Nje gje te tille e ka shprehur ne prononcimin e dhene sot gjate konferences per shtyp.

“Na pret nje ndeshje e madhe ndaj Vllaznise, sepse jane dy skuadra qe te pakten keto dy sezonet e fundit kane dhuruar sfida shume te bukura. Ne jemi disi te favorizuar sepse vijme nga nje rezultat pozitiv i ndeshjes se pare, por e dime qe tifozeria do te jete nje arme plus neser per kundershtarin.

Por nese arrijme ate se çfare kerkoj une nga ekipi, te komandojme ritmin, besoj se çdo gje do te jete ne favorin tone. Kete ndeshje do te kemi ne dispozicion edhe portierin Sherri, si dhe Xhemajlin e Gjaten qe vijne nga demtimet dhe do te jene te gatshem per ndeshjen ndaj Vllaznise.

Ne kemi nevoje edhe per tifozerine tone qe ta kemi prane edhe ne ndeshjen e neserme, sado qe te jete numri i tyre i madh apo i vogel, mjafton te kemi vetem mbeshtetje dhe besoj se sebashku do ia dalim”- eshte shprehur trajneri i Egnatias Edlir Tetova./www.shkodrasport.com/