Vllaznia e femrave ka fituar pasditen e djeshme edhe trofeun e 10-te rradhazi te Kupes se Shqiperise pasi mundi ne finalen e luajtur ne “Shtepine e Futbollit” ne Tirane, ekipin e Apolonise me rezultatin 4-1.

Pas ndeshjes trajneri i saj Nikolin Leka eshte shprehur shume i emocionuar per kete trofe i cili eshte i 16-ti per te si trajner i ekipit kuqeblu ne keto 8 vite qe e drejton ate.

“Kjo eshte nje dite shume e gezuar per ne. Ku ka me bukur, 10 vite Vllazni, 10 tituj kampion, 10 kupa te fituara, perfaqesim ne 16-shen e me te mirave te Europes. Te gjitha keto jane arritur fale investimit te presidentit Lazer Matija, fale punes se ketyre vajzave e stafit teknik e mjekesor.

Ne kete finale ndaj Apolonise, pesuam nje gol ndoshta aksidental, por ai gol na motivoi edhe me shume qe loja jone te dale ne pah dhe si rezultat erdhi edhe fitorja. Ishim dominues ne te gjitha drejtimet ndaj ekipit te Apolonise.

Çdo trofe le mbresat e veta sepse eshte nje vit qe kurorezohet me sukses, megjithate une do te mban mend kete sezon per arritjet e jashtezakonshme qe ka arritur si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Europe”- eshte shprehur trajneri Nikolin Leka.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: