Ka debutuar me fitore ne te paren ndeshje zyrtare ne pankinen e Vllaznise dhe ajo çka eshte me e rendesishmja skuadra tashme e sheh veten ne finalen e grupit 7 te “UEFA Women’s Champions League” duke qene keshtu edhe nje hap me prane kualifikimit ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

Trajneri Haris Lika ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes e ka pranuar se kjo nuk ka qene paraqitja me e mire e Vllaznise, por sipas tij ne kete mes ka ndikuar mungesa e ndeshjeve miqesore dhe zyrtare prej disa muajsh. Megjithate e rendesishme per te eshte qe skuadra fitoi.

“Ishte nje ndeshje shume e luftuar nga te dy palet, e dinimi qe nuk do te ishte nje sfide e lehte. Po ashtu e dinim qe do te kishim mangesi ne fillim sepse skuadra gjate gjithe kesaj periudhe ka zhvilluar nje ndeshje miqesore dhe vetem kaq, ndersa kundershtaret tane i kane filluar kampionatet e tyre.

E rendesishme ishte fitorja dhe kalimi me tej. Tashme jemi ne finale ndaj Valur, nje ekip qe tashme e pame ne fushen e lojes dhe e dime ne njefare menyre edhe lojen e tij. Kemi te bejme me nje ekip te forte, por ne do te bejme punen tone dhe do te tentojme fitoren dhe kualifikimin”- eshte shprehur Lika.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: