Pasditen e së premtes, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës”, u luajt ndeshja e volejbollit për femra, Vllaznia-Barleti Volej, takim ky i vlefshëm për javën e parë të kampionatit kombëtar. Volejbollistet kuqeblu bëjnë një paraqitje të shkëlqyer teksa fitojnë me rezultain e pastër 3 me 0. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri kuqeblu, Dorian Tafa, shprehet i këqaqur me përformancën e skuadrës së tij, ndërsa premton një ecuri të suksesshme në këtë sezon sportiv.

“Kjo fitore është një ogur i mirë për fillimin e kampionatit dhe shpresoj që ta vazhdojmë me fitore, por rruga është e gjatë dhe shumë e vështirë.

Përgatitjet serioze në fazën përgatitore dhe mbështetja e presidentit Zekja duket se është ndierë shumë pozitivisht në skuadër.

Janë gjithë faktorët që mblidhen bashkë me stafin teknik që kemi punuar dhe me mbështetjen e presidentit. Normalisht dhe me dëshirën e vajzave për të punuar dhe për të vazhduar në drejtimin e duhur.

Ne setin e trete, ishte një lëvizje taktike e jona, ishte një test për ekipin, por kur fituam dy setet kishim mundësi edhe të testonim disa lëvizje taktike të ekipit. Por nuk mund të them që e dyshova sepse kam besim tek vajzat sepse po punojnë shumë.

Ishin të gjithë elementet. Ishin pjesa e sulmit, pjesa e mbrojtjes, dëshira për të fituar që është kryesorja dhe mbështetja e të gjithë tifozave që dua t’i falenderoj përzemërsisht nga ana ime dhe e gjithë vajzave të ekipit.

Ndeshja e ardhshme dot të jetë me Flamurtarin në Vlorë. Edhe atje pretendojmë që të ndahemi me rezultat pozitiv, por gjithçka ia lëjmë kohës dhe mbetet për t’u shikuar. Shpresojmë që të rezultojë pozitive, por siç e them shumë herë është një rrugëtim shumë i gjatë që asnjëherë nuk duhet të arrijmë në vetëkënaqësi dhe duhet të punojmë shumë fort në qoftëse dëshirojmë të arrijmë objektiva pozitive”- ka deklaruar Tafa./SHKODRA-SPORT.COM/