Vllaznia e femrave dhe Mitrovica kane zhvilluar pasditen e sotme nje ndeshje miqesore me njera- tjetren ne Ulqin dhe ne fund te saj kane qene kampionet e Shqiperise qe i jane gezuar fitores me rezultatin 3-2.

Duhet thene se ka qene nje perballje shume e bukur dhe e forte, por fatin e saj edhe njehere tjeter e vendos ajo, e zakonshmja Megi Doçi qe shenoi te tre golat e fitores per ekipin e Vllaznise.

Ekipi i Mitrovices eshte duke zhvilluar prej disa ditesh fazen pergatitore ne Ulqin dhe drejtuesit e tij u kane kerkuar atyre te Vllaznise te zhvillojne nje ndeshje miqesore dhe keta te fundit u jane pergjigjur pozitivisht, duke kaluar piken doganore te Muriqanit dhe duke marre rrugen drejt qytetit bregdetar te shqiptareve ne Mal te Zi.

Pjesa e pare ndonese eshte dominuar nga shkodranet, nuk ka prodhuar gol dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0. Krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte. Qe ne minuten e pare te saj ekipi i Mitrovices ka kaluar ne avantazh me ane te nje futbollisteje braziliane qe sapo kishin marre.

Pak minuta me vone do te ishte kapitenia e ekipit kosovar Kaltrina Biçkaj qe me nje gjuajtje nga jashte zone do te shenonte nje gol shume te bukur duke dyfishuar shifrat. Ketu u mendua se Mitrovica do ta fitonte kete miqesore, por futbollistet e saj i kishin bere llogarite gabim.

Ato duket se kishin harruar qe ne rradhet e ekipit te Vllaznise ishte Megi Doçi e cila fillimisht ka shenuar nje super-gol me nje gjuajtje nga jashte zone dhe me pas edhe dy te tjere, duke plotesuar tripleten e saj, por njekohesisht duke i dhene edhe fitoren Vllaznise ne shifrat 3-2.

Duhet thene se ekipi kuqeblu luajti ne kete ndeshje pa disa prej titullareve te tij te cilat po kalojne probleme me demtimet dhe nuk u rrezikuan nga ana e stafit teknik, nderkohe qe Mitrovica, nje nga ekipet pretendente per titullin kampion ne Kosove kete sezon, ishte perforcuar se fundi edhe me tre lojtare braziliane.
Gjergj KOLA