Vllaznia e futbollit te femrave pak dite me pare u perjashtua prej Komisionit te Disiplines nga Kupa e Shqiperise se ketij sezoni por edhe e atij qe vjen, si rrjedhoje e mosparaqitjes ne ndeshjen ndaj Gramshit.

Nje vendim i ashper i cili ne fakt nuk eshte pritur aspak mire sepse kemi te bejme me skuadren qe ka bere historine e futbollit te femrave ne Shqiperi. Ne lidhje me kete vendim, por edhe shume te tjera, presidenti i Vllaznise Lazer Matija ka dhene nje prononcim sot per televizionin A2CNN.

“Normalisht qe situata nuk eshte ajo qe duam ne apo dhe ambjenti sportiv ne Shkoder, nisur nga disa situata qe jane krijuar ne futbollin e femrave. Gjithçka ka te beje me ngjarjet e ndodhura ne ndeshjen me Tiranen qe me pas u pasua edhe nga nje Komisioni i Disiplines.

Mendoj se ishin disa vendime qesharake dhe te turpshme. Po ashtu edhe me tendence per te demtuar serish ekipin tone. Ne vend qe te merrte vendime te moralshme dhe te drejta qe ta vendoste sadopak drejtesine ne vend, por ky Komision u tregua po aq brutal sa edhe organizatoret e asaj ndeshje.

Jam shume i bindur se organizatoret e asaj ngjarje ne Tirane, kane ndikuar edhe ne vendimet e Komisionit te Disiplines. Gjithçka behet per ta kthyer kampionati aty ku ata duan. Sa i takon ndeshjes se Kupes me Gramshin, nuk kam se çfare komentoj sepse ne jemi fajtore per mospjesmarrjen ne ndeshje. E verteta eshte ajo qe mendon i gjithe opinioni. Jemi te vetedijshem per denimin dhe ai eshte i drejte. Problemi eshte vazhdimesia”- eshte shprehur nder te tjera presidenti Matija.

Ai ka folur edhe per nje mundesi terheqje edhe nga kampionati, per largimin e Megi Doçit drejt Turqise, por edhe per gjera te tjera. Te plote prononcimin e presidentit Lazer Matija mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: