Në garat e zhvilluara pak ditë më parë në Elbasan, Erisa Rrasa vendosi një rezultat të ri personal por ajo nuk e ka ndër mend të ndalet këtu. Trajneri i saj Vildan Tufi, në një prononcim për “Shkodra Sport” vlerëson maksimalisht ecurinë e kësaj atleteje dhe po ashtu, bën të ditur se i kanë vënë vetes arritjen e një rezultati të ri në garat që do të zhvillohen ditën e premte në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Kjo sportiste vazhdon te tregoje vlera te shkelqyera. Objektivi jone per garat e kupes se Shqiperise ishte qe Erisa te kercente 5.50 m por ajo kerceu 5.58 m. Ky eshte nje rezultat i larte per moshen e saj dhe per me teper, ajo eshte kampione absolute qe me moshen e saj e deri me te rriturat.

Une si trajner pres ende prej saj sepse i shoh qe i ka mundesite dhe talentin per te bere me mire dhe ne garat qe do te zhvillohen diten e premte ne Shkoder, ne do te synojme te kapim distancen 5.80 m, kuptohet edhe me ndihmen e publikut qe do ta mbeshtese ate ne gare”.

Ndërkohë duke folur edhe në lidhje me kupën e 100 vjetorit të sportklub Vllaznia që do të zhvillohet këtë javë në Shkodër, trajneri i mirënjohur Tufi lë të kuptohet se atletët kuqeblu do të tregojnë vlerat e tyre më të mira. “Atletet e Vllaznise edhe ne Elbasan i fituan thuajse te gjitha garat dhe po ashtu edhe ne Shkoder do te tentojne te njejten gje sepse punohet me to çdo dite per keto rezultate.

Per ne eshte kenaqesi e madhe qe tashme kemi kete stadium jo vetem per stervitje por edhe per ndeshje dhe jam i bindur se rezultatet e sportisteve tane do te vijne serish duke u rritur”- ka deklaruar Tufi.

Në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” pasditen e së premtes priten të jenë pjesmarrës atletët më të mirë të Shqipërisë, por përveç tyre do të ketë të ftuar edhe sportistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, çka do të bëjë që të rritet edhe më shumë rivaliteti dhe bukuria e garave.
© shkodrasport.com