Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Vllaznisë së Pozheranit e mbyllur me rezultatin 2-1 është shoqëruar nga incidente dhe polemika të shumta dhe është pala mike ajo që akuzon vendësit për sulme ndaj futbollistëve, ofendime dhe për gjykim të padrejtë të gjyqtarëve.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi i Vllaznisë ka reaguar ndaj gjyqtarëve, drejtuesve dhe tifozëve vendës, duke shprehur mjaft irritim për rrjedhën e takimit.

“Stafi teknik dhe një pjesë e kryesisë bënë presion direkt ndaj lojtarëve tanë ku në këtë rast vlen të potencohet trajneri Samuel Nikaj dhe ndihmësi i tij Tahir Ademi që gjatë përfundimit të pjesës së parë sulmuan lojtarët tonë por më të drejtpërdrejtë ishin ndaj Jurgen Gjinit, golashënuesit të klubit tonë. Si përfundim ne si klub jemi të zhgënjyer me pritjen që na u bë nga ana e pritësit Vushtrrisë.

Ndërsa sa i përket referimit ne vrejtëm se qysh në fillim ky referim është i ndikuar, në minutën 9-10 lojtari(kapiteni) nga Vushtrria Labinot Osmani shkelmon pa top lojtarin tonë Elbasan Thaqin në prezencë të gjyqtarit ndërsa referi kryesor Festim Dogani e ndëshkon vetëm me karton të verdhë.

Në minutën e 20 po i njëjti, Festim Dogani akordon penallti një metër jashtë vijës së 16-metërshit, akordon mbi 20 faulle vetëm pjesën e parë që vetëm ai i shihte se janë të tillë.

Pas përfundimit të pjesës së parë krye-trajneri i ekipit vendës fyen rend lojtarët tonë, ndihmës trajneri dhe disa anëtarë të kryesisë futen ne fushë dhe sulmojnë lojtaret tanë që i panë të gjithë përveç gjyqtarit kryesor Festim Doganit, fillon pjesa dytë me një presion të pa pare ndonjëherë, në minutën 65 të takimit ekipi jonë kalon në epërsi, dhe që nga ajo minutë fillon ferri në Vushtrri”, shkruhej mes të tjerash në reagimin e klubit.