Fakti që ekipi i parë i Vllaznisë do ta luajë ndeshjen e rradhës të premten ndaj Dinamos, ka gëzuar jo pak stafin teknik të ekipit “B” të klubit shkodran.

Arsyeja është shumë e thjeshtë pasi plot pesë futbollistë të tij do të kenë mundësi të luajnë ndaj Sopotit dy ditë më pas.

Tashmë i mbetet trajnerit Kraja të shohë cilët lojtarë janë të gatshëm për të luajtur dhe për cilët do ketë nevojë për të plotësuar ekipin që ai drejton.

Nuk përjashtohet mundësia që me “Vllazninë B” këtë javë të luajnë edhe titullarë të ekipit të parë.

Ideja dhe objektivi është që të merret me çdo kusht fitorja e parë në kampionat, pikërisht ndaj librazhdasve.

Ky takim do të luhet të dielën pasdite në orën 16.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Kuqeblutë vijnë në këtë përballje pas barazimit 1-1 në javën e parë ndaj Partizanit B dhe prandaj janë të vendosur tashmë për të gjetur fitoren e parë në kampionat.
© shkodrasport.com