HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia- Besëlidhja, ja kush arbitron sot në "Loro Boriçi"

Vllaznia- Besëlidhja, ja kush arbitron sot në “Loro Boriçi”

Ndeshja që do të nisë sot në orën 13.30 në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes konsiderohet një nga dy më të rëndësishmet e javës së 13-të të kampionatit të kategorisë së parë.

Sektori i Arbitrimit ka zgjedhur një treshe arbitrash nga kolegjiumi i Durrësit për ta drejtuar atë. Kështu, arbitër kryesor do të jetë Klodian Shahini ndërsa asistentë të tij Mateo Sadikaj dhe Erjon Velo.

Edhe arbitri i katërt do të jetë nga ky qytet, pikërisht Xhulio Mema. Sakaq vëzhgues i tyre do të jetë Fiqiri Haxhiaj nga Tirana ndërsa delegat i Federatës për këtë takim është caktuar Agim Mone po nga kryeqyteti.

Ndeshja konsiderohet e rëndësishme pasi mund të vendosë shumë gjëra për të ardhmen e të dy skuadrave dhe sigurisht që kërkohet një arbitrim i mirë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments