Vllaznia dhe Terbuni nga sot kane nisur nje bashkepunim te ri. Bashkepunim ky per te cilin kane rene dakord dy presidentet Alban Xhaferi dhe Rrok Dodaj, ne nje takim ku kane qene te pranishem edhe drejtoret sportive, Elvis Plori dhe Alfred Pjetri.

Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi shkodran permes faqes zyrtare teksa ka bere te ditur edhe pikat e marreveshjes se bashkepunimit mes paleve. Ja çfare shkruhet ne te:

“Mbas ndeshjes miqësore të zhvilluar ditën e sotme ndërmjet Vllaznia U21 dhe Tërbunit, drejtuesit e të dy klubeve kanë patur një takim miqësor, ku u diskutuan të gjitha mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Një bashkëpunim që mund të jetë në disa aspekte, duke filluar nga mundësia e huazimit të lojtarëve, dhënien e asistencës teknike, rritjet së elementit të ri me qëllimin e rritjes së nivelit të futbollit në Qarkun e Shkodrës etj.

Njëkohësisht, duke vlerësuar klimën shumë kurative dhe të përshtatshme të Pukës për realizimin e fazave përgatitore të ekipeve të futbollit, kryetari i Bashkisë së Pukës, njëkohësisht president i KF Tërbuni, z. Rrok Dodaj, i premtoi presidentit Xhaferi mundësinë e ndërtimit të disa fushave stërvitore në këtë zonë, fusha këto që do t’i shërbenin mjaft mirë jo vetëm Vllaznisë, por edhe ekipeve të tjera elitare në Rajon”.