Vllaznia triumfoi me rezultatin 0-2 në Ballsh kundër Bylisit, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqiperise.
Ishte një gol nga Jonuzi në pjesën e parë që vendosi fatet e kësaj sfide, me skuadrën e Bellait që provoi, por pa arritur të krijonte shumë rrezikshmëri.
Në fund më pas ishte Kaina i cili i dha goditjen përfundimtare ballshiotëve.
Kështu Vllaznia shkon më e qetë në ndeshjen e dytë në Shkodër, ndërsa Bylisi duhet të mendojë një mënyrë për të përmbysur rezultatin.
REZULTATI:
BYLIS 0-2 VLLAZNIA
Jonuzi 37′, Kaina 90+3′
BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Muçollari, Lorran, Ruçi, Maçolli, Qardaku, Beji, Kaçorri.
Trajner: Arian Bellai
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Heriç, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina.
Trajner: Mirel Josa