Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për Oversport pas fitores përballë Bylisit në Kupën e Shqipërisë.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Pasi Bylisi ka zhvilluar ndeshje shumë të mira që nga fillimi i kampionatit. Kemi edhe sfidën e kampionatit ndaj Laçit në kampionat, prandaj bëmë disa zëvendësime për të ruajtur forcat.
Skuadra u përgjigj mirë në fushë dhe jam i kënaqur me paraqitjen e sotme. Lojtarët më ndjekin taktikisht dhe kemi formuar një fizionomi loje. Jemi me këmbë në tokë, sepse diferencat në kampionatin shqiptar janë shumë të vogla, prandaj nuk jemi euforikë. Mendoj që edhe lojtarët janë dakord me atë që shpreh unë.
Çoba? I kam ngrënë pak hakun Çobës për vërejtjet që i bëra, sepse ai dha edhe pasimin e golit të parë, prandaj e kompesova sot dhe luajti (qesh).
Presion nga ardhja e Balajt? Jo, jam çliruar. Skam presion. Mënyra si është pritur Bekimi në skuadër ishte shumë pozitive, për ambientin, grupin dhe stafin. Ne jemi më të qetë kur vijnë lojtarë cilësorë që kontribuojnë për skuadrën.
Afrime të tjera në merkato? Kemi diskutuar me disa lojtarë. Klubi po afron lojtarë, por nuk janë dakord me ofertat tona. Këto mundësi kemi dhe nëse nuk blejmë lojtarë të rinj do të vazhdojmë me organikën aktuale”, ka thënë Josa.