Vllaznia e futbollit te femrave ka bere detyren duke fituar serish dhe duke u kualifikuar per ne finalen e Kupes se Shqiperise se ketij sezoni, finale qe do te jete e dhjeta rradhazi per te dhe ku padyshim qe do te kerkoje te fitoje trofeun e 10-te.
Pas fitores 7-0 ne ndeshjen e pare gjysmefinale ndaj Partizanit ne Tirane, vajzat kuqeblu kane marre edhe nje tjeter fitore diten e sotme ne ndeshjen e kthimit ndaj kesaj skuadre e cila eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe eshte fituar 3-0 kete here.
Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene serish Megi Doçi e cila i ka shenuar te tre golat e ndeshjes, njerin prej te cileve ne pjesen e pare dhe dy te tjeret ne pjesen e dyte.
Kuptohet qe Vllaznia nuk e ka patur aspak te veshtire kualifikimin teksa sot thjesht ka bere nje “nxemje” duke i dhene mundesine madje ne pjesen e dyte te luanin edhe vajzave te reja. Ajo tashme e sheh veten ne finale ku do te ndeshet me fituesen e çiftit Apolonia- Tirana dhe me shume kundershtari i saj do te jene fieraket./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA- PARTIZANI 3-0
Shenuese: Megi Doçi (3)
VLLAZNIA: Raxhimi, Gjini, Vuksani, Maliqi, Curraj, Franja, Berisha, Ramadani, Borci, Doçi, Shala. Trajner: Nikolin Leka.