HomeVOLEJBOLLVllaznia e femrave e nis me fitore. Triumfon 3-2 në Korçë

Vllaznia e femrave e nis me fitore. Triumfon 3-2 në Korçë

Vllaznia në volejboll për femra e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë të tij, atë të luajtur në Korçë sot, vajzat e drejtuara nga trajnerja Sadije Goga, kanë fituar me rezultatin 3-2. Takimi në fakt ka nisur më mirë për vendaset që kanë fituar setin e parë 26-24 por në të dytën shifrat barazohen, madje është Vllaznia që fiton pastër 25-18. Ajo do të fitonte edhe të tretin, madje më thellë, 25-15 duke krijuar përshtypjen se do ta mbyllte shpejt ndeshjen por nuk do ndodhte kështu. Skënderbeu luan më mirë në të katërtin, e fiton atë 25-19 duke barazuar numrin e seteve në 2-2 dhe duke shkuar në këtë mënyrë në set final.

Në të, janë miket nga Shkodra që luajnë më me kujdes dhe arrijnë të fitojnë 15-12 duke bërë kështu që ta fitojnë krejt ndeshjen. Një fitore që do ju japë krahë atyre për vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit, në të cilin siç është shprehur pak ditë më parë edhe trajnerja Goga, objektivi është për t’u futur në mes katër ekipeve më të mira të vendit.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments