Vllaznia e futbollit te femrave ka arritur sot nje marrveshje shume te rendesishme. Drejtuesit e saj kane arritur te firmosin kontraten me kompanine koreanojugore me qender ne Seul, “Fitogether” per te paisur kete ekip me jeleket GPS qe do te sherbejne per matjen e performances fizike te futbollisteve te tij.

Ne kete kuader, kompania ne fjale pasi ka arritur te firmose partneritein me Klubin e Futbollit Vllaznia per ekipin e te rriturve, por edhe ato te moshave, tashme ben te njejten gje edhe me ekipin e femrave.

Ky i fundit siç dihet, eshte nje ekip model per nga menyra e organizimit dhe perpos faktit qe dominon ne menyre absolute prej 9 vitesh ne futbollin shqiptar, merr pjese rregullisht edhe ne “UEFA Women Champions League”.

Madje, nuk eshte thjesht pjesmarrje, por edhe perfaqesim dinjitoz duke qene ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes dhe duke zhvilluar perballje shume dinjitoze ndaj ekipeve si Juventus.

Presidenti Matija ka bere te ditur se marreveshja me kompanine “Fitogether” eshte edhe per sezonin e ardhshem dhe jeleket GPS pritet te mberrijne ne Shkoder brenda pak ditesh, per t’iu vene menjehere stafit teknik.

Sezoni aktual thuajse po shkon drejt fundit dhe shume shpejt ekipi do te nise pergatitjet per pjesmarrjen ne Kupat e Europes dhe padyshim qe perdorimi i tyre do të ndihmojë në rritjen e punës profesionale me lojtaret e këtij ekipi dhe kjo është një garanci më shumë për të ardhmen e tij./SHKODRA-SPORT.COM/