Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave merr edhe fitoren e 13-të rradhazi në kampionat. Mund...

Vllaznia e femrave merr edhe fitoren e 13-të rradhazi në kampionat. Mund 7-0 Egnatian

Vllaznia e futbollit të femrave ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe vijon të kryesojë e vetme renditjen. Paraditen e sotme, vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kanë fituar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Egnatias, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive të Rrogozhinës.

Në pjesën e parë ekipi vendas është munduar të rezistojë dhe si rrjedhojë shkodranët e kanë patur të vështirë të shënojnë, pavarësisht shumë rasteve të krijuara. Në këtë 45 minutësh është shënuar vetëm një gol dhe ai mban për autore futbollisten Cartaman.

E dyta ka qenë histori tjetër dhe Vllaznia ka dominuar në të gjitha drejtimet, duke shënuar edhe plot 6 gola të tjerë. 3 prej tyre janë shënuar nga Megi Doçi, ndërsa nuk kanë munguar edhe golat e Teresa Dedës dhe Verona Berishës, ndërkohë që ka patur edhe një autogl të futbollistes së Egnatias Xhafaj.

Përfundimisht 7-0 për Vllazninë e cila siguron në këtë mënyrë fitoren e 13-të në kampionat, në po kaq ndeshje të luajtura dhe me një golaverazh të shkëlqyer prej 117 golash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Në vend të dytë është Gramshi me 10 pikë më pak.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments