Vllaznia e femrave është një nga skuadrat që ka kryer më shumë transferime gjatë verës së vitit të kaluar në botë. 14 afrime të kampiones së Shqipërisë nga jashtë vendit e rendisin atë të katërtën në këtë listë.

Pjesëmarrja në grupet e Champions League solli më shumë përforcime se zakonisht te Vllaznia. Presidenti Lazer Matija ka shpenzuar shume per ta forcuar ekipin me lojtare cilesore dhe ne fakt disa prej tyre kane rezultuar edhe jo te duhurat, megjithathate skuadra u tregua shume dinjitoze ne paraqitjen e saj europiane.

14 lojtaret e ardhura veren e kaluar tek Vllaznia ishin si me poshte: Marinella Panagiotou (Qipro), Maria Bashka (Greqi), amerikanet Mckenna Akimi Davidson, Kaylin Williams Mosier, Kelly Nicole Giddes, Meghan Cavanaugh, Maleah Milner, Alexus Nychole Knox, Megan Lee Mc Clure dhe Tarah Lyn Patterson.

Per te vazhduar me dy malazezet Aleksandra Popovic dhe Maja Saranoviç, meksikanen Viridiana Vazques Kloss dhe sulmuesen braziliane Veronica Martins Marques. Nje numer i madh lojtaresh te cilat kush me shume dhe kush me pak, e ndihmoi Vllaznine per te shkuar ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes.

Nje publik i tille i FIFA-s eshte jo vetem per ekipet e femrave, por edhe ato te meshkujve dhe Vllaznia pra eshte e katerta ne renditje. Nderkohe Shqipëria ne total pati 205 lojtarë në hyrje meshkuj e femra dhe 113 në dalje sipas të dhënave nga raporti i FIFA-s./SHKODRA-SPORT.COM/