Java e 5-të e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj ka nisur sot me fitoren 3-0 që Vllaznia arriti ndaj Elbasanit, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Një takim i fituar me meritë nga skuadra shkodrane, që pati epërsi në të trija setet edhe pse miqtë nga Elbasani rivalizuan disi në dy setet e para.

Por vendasit ishin thuajse të përkryer, bënë shumë pak gabime dhe e shfrytëzuan më së miri përvojën e lojtarëve për të korrur një fitore të rëndësishme për renditje.

Të tre setet ishin thuajse fotokopje të njëra-tjetrës, me shkodranët që kishin një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke mos lejuar miqtë të fitojnë.

Falë këtij triumfi, Vllaznia mbetet e pamposhtur në kampionat, duke korrur fitoren e katërt në po kaq ndeshje të luajtura dhe udhëheq klasifikimin me 11 pikë. Ndërsa për Elbasanin kjo është humbja e pestë, duke mbyllur renditjen, ende pa asnjë fitore.

Volejboll-Meshkuj, java e 5-të (26 tetor)

Vllaznia – Elbasani, 3-0 (25-21, 25-22, 25-17)

E shtunë, 27 tetor

Studenti – Farka Volley, ora 17:00 (Asllan Rusi)

Partizani – Tirana, ora 19:00 (Asllan Rusi)

Skënderbeu (pushim)

E mërkurë, 31 tetor

Erzeni – Teuta, ora 19:30 (Akademia Dh.Goga)

Renditja: Vllaznia 11 pikë (4/0), Erzeni 10 pikë (3/1), Skënderbeu 10 pikë (3/1), Tirana 8 pikë (3/1), Studenti 6 pikë (1/3), Farka Volley 3 pikë (1/2), Partizani 3 pikë (1/2), Elbasani 0 pikë (0/5), Teuta 0 pikë (0/3).