HomeFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e The Door, fitore të thella në transfertë

Vllaznia e The Door, fitore të thella në transfertë

Dy ekipet e tjera te futbollit të femrave të Shkodrës, pikërisht Vllaznia e The Door, ndonëse kanë luajtur edhe ata dje në transfertë, kanë arritur të fitojnë ndaj kundërshtareve të tyre madje me rezultate të thella. Kështu, Vllaznia ka luajtur në Kamëz ndaj ekipit të Kinostudios që mbante vendin e tretë në renditje dhe në njëfarë mënyre ishte rival me vajzat kampione. Por në fushë, ka qenë tjetër gjë.

Shkodranet e drejtuara nga trajneri Selami Pepaj kanë fituar me rezultatin e thellë 8 me 2 duke siguruar një tjetër fitore që I mban ato në vendin e parë në renditje, me pikë të barabarta me Kukësin, kundërshtar ky I vetëm që I ka mbetur për t’u mundur në javët në vazhdim dhe për të shkuar drejt fitimit të titullit kampion edhe këtë sezon. Një fitore të pastër ka arritur edhe ekipi I The Door ndaj Dajtit në Tiranë me rezultatin 7 me 0. Vajzat e drejtuara nga trajneri Arben Parmeza kanë marrë kësisoj tre pikë të vlefshme dhe tashmë ndodhen në vendin e tretë me 15 pikë, po aq sa ka edhe Kinostudio. E rëndësishme është që futbolli I femrave në Shqipëri edhe këtë sezon po dominohet nga ekipet shkodrane.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments