Pasditen e djeshme ka qene vete futbolli qe permes nje mesazhi shume prekes, i ka dhene lamtumiren Vllaznise pas nje sezoni te shkelqyer te kaluar me te.

Paraditen e sotme nderkohe ka qene rradha e klubit shkodran per ta falenderuar Eni Imamin per gjithçka ka bere per ngjyrat kuqeblu gjate nje viti qe e ka mbajtur te veshur fanellen e kesaj skuadre.

Permes nje postimi ne faqen zyrtare, Vllaznia i ka uruar njekohesisht suksese lojtarit ne karrieren e tij te metejshme.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Eni Imami. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Faleminderit Eni Imami!”- shkruhet ne postimin e klubit Vllaznia.