Në pritje te emrave te medhenj per sulmin, tek Vllaznia jane duke menduar edhe per perspektiven. Per kete arsye ata diten e sotme kane firmosur me nje futbollist 20 vjeçar.
Behet fjale per shkodranin Mehdi Çoba. Ai eshte rritur tek Akademia Ajaks ne Shkoder ndersa ne sezonin e fundit ka qene pjese e ekipit Sabah FC ne Azerbajxhan.
Me Vllaznine lojtari mesohet se ka firmosur nje kontrate dyvjeçare. Kjo behet e ditur permes njoftimit te vete klubit shkodran:
KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin Mehdi Çoba. Lojtari në fjalë është rritur tek Akademia “AAS” ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Sabah FC në Azerbajxhan.
Çoba tashmë vjen tek Vllaznia për të dhënë më të mirën e tij dhe kontrata e firmosur me klubin tonë është dyvjeçare.
Sulmuesi është edhe kontigjent i kombëtares U20 të Shqipërisë.
Mirê se vjen tek Vllaznia Mehdi Çoba!”