Vllaznia ne futboll per femra ka bere detyren e saj duke fituar “derbin” me “Juban Danjen” ne gjysmefinale dhe kesisoj ka siguruar daljen ne finalen e Kupes se Shqiperise per sezonin 2019-2020.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme dhe ne fund te 90 minutave eshte vulosur rezultati 5-1 ne favor te vajzave kuqeblu te drejtuara nga trajneri Nikolin Leka.

Ne fakt, ka qene “Juban Danja” ajo qe e ka nisur ndeshjen me gol. Qe ne minuten e 1-te te saj ka qene sulmuesja Anela Vishkulli qe dergoi topin ne rrjete dhe kjo krijoi shpresen se ekipi do te pretendonte jo pak ne kete perballje.

Por nuk do te ndodhte keshtu. Megi Doçi do te barazonte shifrat ne minuten e 11-te ndersa Esi Lufo dhe serish Doçi do te shenonin edhe dy gola te tjer ne minutat 18 dhe 19 duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 3-1 per Vllaznine.

Ne pjesen e dyte nderkohe ajo do te shenonte edhe dy gola te tjere me autore Luçije Gjinin dhe Megi Doçi (qe plotesoi kesisoj tregoleshin e saj) dhe i gjithe takimi eshte mbyllur ne kete menyre eshte mbyllur me rezultatin e pergjithshem 5-1.

Vllaznia kesisoj ka siguruar daljen ne finalen e kupes dhe javen e ardhshme padyshim qe do te synoje edhe fitoren e saj dhe njekohesisht edhe te ketij trofeu qe do te ishte i shtati rradhazi per te.
www.shkodrasport.com