Vllaznia në volejboll për meshkuj pas paraqitjes shumë të mirë të bërë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë teksa ishte shumë pranë fitimit të këtij trofeu, I është rikthyer kampionatit duke fituar ndeshjen e rradhës. Pikërisht atë me Teutën të luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Fitorja ka qenë e pastër në shifrat 3-0 ku kuqeblutë nuk e kanë patur të vështirë të triumfojnë ndaj durrsakëve duke I fituar të tre setet me rezultatet 25-20, 25-17 dhe 25-15.

Megjithatë, për trajnerin Mark Kroqi kjo ka qenë një fitore e pritshme dhe objektivi është që ekipi të përgatitet për sfidat e ardhshme që do të jenë shumë më të vështira.Ekipi shkodran ende nuk ka siguruar një vend në katërshen e ekipeve më të mira që do ta çojë atë në fazën e plej- ofit dhe për këtë arsye, ndeshja e ardhshme me Tiranën në kryeqytet konsiderohet shumë përcaktuese.