Vllaznia futsall eshte rikthyer tek fitorja teksa mbremjen e sotme ka arritur nje sukses mese te merituar ndaj Flamurtarit duke e mundur me rezultatin 5-3 ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Takimi eshte shoqeruar me rivalitet te madh megjithate shkodranet kane qene me konkret ne lojen e tyre dhe si rrjedhoje kane arritur ta administrojne avantazhin e krijuar duke dale me sukses nga kjo ndeshje, edhe fale mbeshtetjes se publikut.

Ne pjesen e pare ka qene Besfort Gjoklaj qe ka shenuar golin e vetem dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur me shifrat e ngushta 1-0 per Vllaznine. Ne te dyten do te ishte serish Gjoklaj qe do te dyfishonte shifrat por shkodrani Semir Gokaj do te ngushtonte shifrat duke shenuar golin e pare per Flamurtarin.

Kuqeblute nuk heqin dore nga perpjekjet e tyre per ta fituar ndeshjen dhe si rrjedhoje Alsid Tafili nga nje goditje denimi do te shenonte golin e trete. Resuli do te ngushtonte ne 3-2 per vlonjatet por Gjoklaj do te shenonte golin e katert per Vllaznine duke e çuar rezultatin ne 4-2.

Flamurtari mundohet ta rihape ndeshjen sepse shenon golin e trete me ane te Qopekaj, por golin i Saimir Hysenit per Vllaznine ne minuten e fundit mbyll gjithçka me shifrat 5-3 ne favor te saj. Pas javes se nente te kampionatit, shkodranet kane arritur te grumbullojne 11 pike duke ndare me pike te barabarta me Partizanin vendin e dyte dhe te trete te renditjes./www.shkodrasport.com/