Ne pritje te firmosjes se kontrates me trajnerin Gospodinov, gje qe mendohet te ndodhe javen e ardhshme, presidenti Xhaferi dhe stafi I tij nuk ka qëndruar pasiv edhe në aspektin e merkatos.

Ato kanë nisur kontaktet me disa lojtarë të cilët I kanë në planet e tyre për sezonin e ri dhe I pari në listë është shkodrani Robert Shestani. Me të, negociatat kanë nisur dhe pritet arritja e akordit.

Trajneri Gospodinov ka shprehur dëshirën ta ketë në skuadër dhe po ashtu edhe drejtuesit e shoqatës janë të lumtur të rikthejnë tek Vllaznia disa nga lojtarët shkodranë që luajnë me ekipet e tjera.

Ideja është që të ndërtohet një ekip pretendent për sezonin e ri dhe për këtë arsye, duhet një reformë totale megjithatë nuk do të jetë krejt e lehtë për ta bërë këtë gjë dhe prandaj objektivi I sezonit që vjen do të jetë fillimisht renditja në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit.
© shkodrasport.com