Sezoni futbollistik 2018-2019 ka ditë që ka përfunduar për Vllazninë dhe futbollistët kanë marrë pushimit. Por ajo që të bën përshtypje është se ata nuk kanë marrë asnjë njoftim se kur do të mblidhen sërish për të nisur punën për sezonin e ri.

Kjo në fakt e ka një shpjegim sepse vetë drejtuesit e klubit në komunikatën e tyre të pak ditëve më parë, bënë të ditur se shumica e kontratave me futbollistët aktualë nuk do të rinovohen. Një pjese të konsiderueshme të tyre kontratat u mbarojnë pikërisht nesër, më 31 mars dhe tashmë janë në ankth për të mësuar për të ardhmen.

Disa në fakt janë larguar tashmë nga skuadra. Elbasanasi Bilali ka ndërprerë kontratën me mirëkuptim ndërkohë që edhe rumuni Ignat nga është shprehur dëshiron të nisë një eksperiencë të re dhe nuk ka ndër mend të kthehet më në Shqipëri.

E njëjta gjë edhe për nigerianin Eziamaka ndërsa ka një dilemë për brazilianin Zhunior dhe vlonjatin Zeqaj. Këta dy të fundit edhe mund të jenë pjesë e skuadrës megjithatë duhet parë se cilat do të jenë dëshirat e stafit teknik.

Trajneri Agim Canaj pret që të ftohet nga drejtuesit e klubit për të firmosur kontratën e vet dhe më pas, ka bërë gati listën e lojtarëve që do të dëshironte të mbante nga këta që janë pjesë e skuadrës aktualisht dhe të tjerë që ai preferon të ketë në dispozicion.

Situata gjithsesi nuk duket shumë positive ngaqë Vllaznia financohet nga Bashkia Shkodër dhe kjo e fundit është peng I situatës politike që po kalon vendi ynë. Megjithatë, qershori pritet të jetë muaji pushimi për futbollistët por jo për drejtuesit të cilët do t’I përvishen një punë të madhe për të ndërtuar një skuadër krejt ndryshe për sezonin e ri.
© shkodrasport.com